I akuzuar për ngacmim seksual, arrestohet ish futbollisti i Barcelonës Dani Alves

0
68

Ylli brazilian Dani Alves është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një femre në një klub nate në Barcelonë.

Policët spanjollë ndaluan futbollistin pasi ai u mor në pyetje pas ankesës zyrtare të gruas. Ish-lojtari i Barcelonës u dërgua në një stacion policie në lagjen Les Corts për të dhënë një deklaratë.

Futbollisti pranoi se kishte qenë në klubin e natës në fund të muajit të kaluar kur ndodhi krimi i dyshuar si sulm seksual. Dani Alves refuzoi ta ketë bërë diçka të tillë në një intervistë televizive spanjolle pasi një gjykatë konfirmoi se kishte hapur një hetim zyrtar.