Një person është gjendur i pajetë në qytetin e Elbasanit.
Sipas policisë ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./elbasaniflash.al