Gjërat që nuk duhet të bëni pasi jeni djegur nga dielli

0
228

Ekspozimi i tepërt në diell mund të jetë i dëmshëm. Qëndrimi gjatë në diell mund të shkaktojë djegie si dhe dëmtim të lëkurës. Këto janë disa nga gabimet që duhet të shmangni për të mos e përkeqësuar më keq gjendjen e lëkurës, sipas “The Healthy“.

Vishni rroba të ngushta

Pasi jeni djegur nga dielli, duhet që lëkura të marrë frymë. “Veshjet e ngushta mbi lëkurën e djegur nga dielli është një jo-absolute, sepse inflamacioni po shfaqet.”, thotë dermatologia Shereene Idriss. Përdorimi i rrobave të ngushta mund të çojë në ënjtje dhe të krijojë flluska.

Përdorni aloe vera me vazelinë

Aloe ka veti anti-inflamatore dhe është e mirë për lëkurën tuaj pasi jeni djegur nga dielli. Në fakt, aloe vera ka veti të jashtëzakonshme, por përdorimi i saj me vazelinë duhet të shmanget, pasi përzierja e tyre bën që nxehtësia të mos kalojë. Gjithashtu shmangni produktet që përmbajnë benzokainë ose lidokainë pasi ato mund të irritojnë lëkurën edhe më shumë.

Harroni të hidratoheni

Gjithmonë mbani mend të hidratoheni. Mund të duket si një sfidë për të marrë sasinë e ujit të rekomanduar çdo ditë, por ka shumë mënyra të thjeshta për të qëndruar të hidratuar . “Djegiet i shkaktojnë më shumë gjëra trupit tuaj, sesa dhimbje. Prandaj, sigurohuni të pini ujë shtesë, lëngje dhe kushtojini vëmendje çdo shenje të dehidrimit,” thotë dermatologja Keith LeBlanc.

Përpiqeni të mbuloni djegien me produkte kozmetike

Një ndër gjërat që duhet shmangni kur digjeni nga dielli, është pikërisht aplikimi i produkteve të ndyshme të make up-it për mbuluar djegien. Djegia do të shërohet më shpejt nëse lejoni që lëkura juaj të marrë frymë. “Përdorimi i make up-ave të ndryshëm përmes sfungjereve ose furçave vetëm do të rrisë rrezikun tuaj për infeksion ose reaksion alergjik. ” thotë Dr. Idriss.

Mundoheni të hiqni lëkurën e djegur

Nëse lëkura po hiqet ngadalë pasi keni marrë rreze, kjo do të thotë se ka filluar të shërohet. Lëreni që lëkura e djegur të hiqet natyralisht si dhe hidratojeni atë me produktin e preferuar, pasi kjo do të ndihmojë që pjesa e djegur të hiqet në mënyrë natyrale.”

Përdorni kremra me bazë alkooli

Kur aplikoni krem në lëkurën e djegur, sigurohuni që nuk është me bazë alkooli. “Alkooli dihet se heq vajrat natyrale në lëkurën tonë,” thotë Dr. Idriss. “Kur aplikohet mbi një lëkurën e djegur që po shërohet gradualisht, alkooli do të zvogëlojë aftësinë e saj për t’u shëruar.” /abcnews.al/