GJKKO liroi Sali Berishën, SPAK për Top Channel: Vendimin do ta ankimojmë

0
36

Pas vendimit të GJKKO për të hequr masën e arrestit të shtëpisë ndaj Sali Berishës, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka kërkuar një reagim zyrtar nga SPAK për procedurat që do të ndiqen më pas dhe nëse do ta ankimojnë vendimin.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhet në përgjigjen për Top Channel.

Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Top Channel