Gjuajti me shuplakë një 12-vjeçare, procedohet 53-vjeçari

0
145

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. R., banues në fshatin Gruemirë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë, që ky shtetas e kishte përshtatur për përpunimin e duhanit, pa licencën përkatëse, u gjetën 65 kg duhan, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me makineritë për përpunimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

F. S., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë një 12-vjeçare, për motive të dobëta;

M. Y., 29 vjeçe, sepse ka nxitur për të lypur, vajzën e saj 12 vjeçe.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër po punojnë për kapjen e shtetasit E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në fshatin Vermosh, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të një automjeti, i cili, në sheshin “Demokracia”, ka aksidentuar lehtë shtetasen E. S, 39 vjeçe, banuese në Shkodër (që lëvizte me biçikletë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 07:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrugë, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi Ç. K., 62 vjeç, banues në Shkodër. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale (arrest kardiak). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Informacion shtesë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi.