Gjykata Elbasanit në “kolaps”, vetëm 6 gjyqtarë në detyrë

0
174

Me vetëm 6 gjyqtarë në detyrë nga 13 që ka në organikë, gjykata e Elbasanit po shkon drejt Kolapsit duke vonuar dhënien e drejtësisë për qytetarët. Vetëm për divorcet, që konsiderohen procese të thjeshta kërkohet më shumë se një vit kohë, ndërsa çështjet e tjera zvarriten deri në 4 apo 5 vite. Drejtësia e vonuar, siç e cilësojnë qytetarët në konflikte rrezikon ti çojë deri në vetëgjyqësi.

Shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve po shkakton zvarritje dhe vonesa me vite në dhënien e drejtësisë për qytetarët pranë Gjykatës së Elbasanit.

Drejtësia e vonuar që sipas parimit latin është drejtësi e mohuar,  rrezikon që disa ti çojë deri në vetëgjyqësi.

Përballë kësaj situatë kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe shtimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Gjykata e Elbasanit ka në organikë 13 gjyqtarë, por për shkak të largimeve kryesisht nga procesi i Vettingut, në detyrë kanë mbetur vetëm gjashtë që tashmë kanë dyfishin e ngarkesës së dosjeve.

Kaosin e krijuar në Gjykatën e Elbasanit, sipas nënkryetarit të Dhomës së Avokatisë e tregon më së miri koha që duhet për një çështje të thjeshtë siç është zgjidhja e martesës.

Dorëheqjet, daljet në pension, dhe shkarkimet nga Vettingu po çojnë në kolaps edhe në Gjykatat e Apelit në të gjithë vendin, ku nga 78 gjykatës në organikë, në togën e zezë e veshin vetëm 27 të tillë.

Projekti I hartës së re gjyqësore parashikon shkrirjen e të gjitha gjykatave të Apelit në një të vetme me seli në Tiranë dhe disa gjykatave të shkallës së parë, propozim që kundërshtohet nga avokatët me argumentin se do të rrisë kostot për qytetarët.

Ora