Gjykata liron nga burgu nënën lehonë, Prokurori: Gjoba të paguhet më vonë

0
86

Gjykata ka vendosur që të lirojë nga burgu nënën lehonë Diana Bahçja, e cila u arrestua nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Ajo ka deklaruar për gazetarët se gjatë arrestimit i ka treguar policëve se kishte një fëmijë në gji.

Mbrojtja kërkoi lirimin e menjëhershëm, me të cilin ishin dakord dhe prokurorët, por kërkuan shlyerjen e gjobës prej 2.5 mln lekësh të vjetra.