Gjyshja dhe nëna e saj e detyruan të pinte një shishe uiski, humb jetën 4 vjeçarja

0
100

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një 4 vjeçare nga Luiziana, ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së konsumit të alkoolit. Vogëlushja është detyruar nga gjyshja e saj që të pinte një shishe të tërë uiski para syve të nënës së saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së të voglës ishte nga helmimi akut nga alkooli.

Policia e Baton Rouge arrestoi Kadjah Record, nënën e fëmijës që nuk bëri asgjë për të ndaluar vajzën fatkeqe teksa i tha policisë se besonte se “do të ndalonte pas gllënjkës së parë”!

Sasia në gjakun e Kinës së vogël ishte aq e madhe sa u vlerësua tetë herë më shumë se kufiri i lejuar për njerëzit mbi 21 vjeç.

Përveç nënës së Kinës, u arrestua edhe gjyshja e saj, Roxanne dhe të dy akuzohen për vrasje të shkallës së parë.

Sipas mediave vendase, gjyshja dhe nëna u tërbuan kur panë fëmijën të pinte një gllënjkë nga shishja e uiskit, duke e detyruar të pinte të gjitha./abcnews.al