Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi! Vajzat në drejtësi janë kyçi i arritjes së ndryshimeve që ka nevojë vendi

0
14

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonazato, i ka dhënë një mesazh magjistratëve që të mbrojnë Reformën në Drejtësi dhe ka theksuar se sipas tij, rëndësia kryesore është që të mbahet fryma e reformës dhe të mos pengohet puna e saj.

Gonzato ka marrë pjesë ditën e sotme në një event të organizaur nga Shkolla e Magjistraturës në kuadër të një projekti bashkëpunimi me shkollat më të mira të magjistratëve në Europë.

“Të gjitha arritjet e Reformës në Drejtëesi të konsolidohen më tej, jo vetëm në aspektin ndëshkues për luftën ndaj korrupsionit por edhe luftën paralajmëruese.

Është e rëndësishme që mos të lëmë pas frymën e Reformës në Drejtësi duke marrë parasysh dhe element që mund ta përmirësojnë ose ta pengojnë zbatimin e saj dhe është e rëndësishme që ta mbrojmë. Keni të gjithë mbështetjen tonë.”-tha Gonzato.

Në fund Gonazato e ka mbyllur mesazhin e tij duke përgëzuar vajzat magjistrate, ku sipas tij, shtimi i numrit të tyre në shkollë tregon avancim dhe arritje për Shqipërinë.