Grabitën supermarketin në Greqi, çmontohet banda shqiptare

0
68

Policia greke ka çmontuar bandën kriminale shqiptare, e cila ka bërë kërdinë në zonën e Glyfadha, duke vjedhur disa shtëpi dhe dyqane.

Vjedhja e tyre e fundit është raportuar tre ditë më parë, kur banda shqiptare bastisi një supermarket në Glyfadha, nga ku vodhi kasën nën kërcënimin e armëve, shkruajnë mediet greke.

Në prangat e policisë ka rënë njëri nga katër anëtarët e bandës, i cili është me origjinë shqiptare.Gjithashtu janë identifikuar dhe dy shqiptarët e tjerë, që janë pjesë e grupit./abcnews.al/