Grabitet një banesë

0
103

Grabitet banesa në Burrel, asnjë e dhënë nga policia

Një tjetër grabitje është shënuar një natë me parë në qytetin e Burrelit.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në lagjen “Drita” në afërsi të ish agjensisë. Nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin nga banesa në të cilën jetonte vetëm një e moshuar.

Policia ka shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës për të mbledhur prova në vendngjarje, ndërsa nuk ka bërë asnjë deklaratë si në rastin e grabitjes në fshatin Gërman, dy net më parë.