Gramsh, kapen me hashash, heroinë e metadon, prangosen 2 persona

0
186

Prangosen 2 shtetas në Gramsh për zotërim kanabisi, metadon dhe heroine.

Shtetasit E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç janë kapur në flagrancë me dozat e drogës.

“Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë arrestuan në flagrancë shtetasit: E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: disa doza  lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula të dyshuara metadon.” – njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash