Gramsh/ Masakrohet me sende të forta mjeku , dërgohet në gjendje kome në Spitalin e Traumës

0
233

GRAMSH/ Ngjarje e rënde ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës se djeshme në banesën e mjekut të familjes, Vladimir Shuli në qytetin e Gramshit. Persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij ku e kane dhunuar barbarisht dhe goditur me mjete te forta ku si pasoje e goditjeve ka marre dëmtime të shumta ne nofull, kokë dhe trup.59-vjecari është gjetur ne gjendje të rënde nga te afërmit brenda banesës dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit te Traumës ne Tirane. Aktualisht mjeku sipas burimeve  ndodhet ne gjendje kome dhe po lufton me jetën. Shuli ushtronte profesionin si mjek familjeje prej vitesh ne qendrën shëndetësore ne lagjen “Sporti”. Deri tani nga ana e policise nuk ka të ndaluar apo të shoqëruar për ngjarjen e rende.