Greqi/ 48 vjeçari shqiptar arratiset nga burgu duke përdorur një kartë telefonike

0
76

Një kartë telefonike është përdorur nga një 48 vjeçar shqiptar për t’u arratisur nga qelitë e mbyllura të policisë në Volos të Greqisë. 48-vjeçari, i cili vuan dënimin me burg për dhunë në familje ndaj gruas dhe vjehrrës së tij , ishte zhvendosur në Volos për gjykimet në pritje ndaj tij.

Pasditen e së enjtes, ai ka arritur të thyejë drynin e qelisë me një kartë telefonike duke u larguar i pashqetësuar. Policia ka vënë re më pas mungesën e tij dhe pas mobilizimit të menjëhershëm, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar në rrugët e qytetit grek.

Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për arratisje e dënoi me një vit burg, pa lirim me kusht dhe pa ankim./abcnews.al