Greqi/ Dhunoi vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

0
14

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për dhunë fizike në familje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit në një provincë të ishullit të Kretës.

Mësohet se shqiptari ka ushtruar dhunë ndaj të bijës 18-vjeçare dhe më pas ndaj bashkëshortes dhe vajzës tjetër, pasi këto të fundit ndërhynë për të ndaluar atë.