Greqi, Pika Kufitare e Kakavijës i rikthehet normalitetit! Radhë kilometrike

0
18

Pika Kufitare e Kakavijës i është rikthyer normaliteti prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, kohë kur dogana greke nisi punën pas 48 orëve ndërprerje.

Mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks normal lëvizjesh të automjeteve të vogla dhe këmbësorëve, ndërsa janë shënuar radhë në pritje të kamionëve të cilët duhet më parë t’u nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe skanimit.

Rreth 1 km ishte radha në pritje e kamionëve mëngjesin e sotëm me një shifër prej 40 minutash. Koha e kontrollit të një kamioni shkon në rreth 25 minuta.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë doganore kanë kaluar 446 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 227 në hyrje dhe  219 në dalje, si dhe 50 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat  35 në hyrje dhe 15 në dalje.

 

Top Channel