Është arrestuar një person për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami nga Delvina. Mësohet se në pranga ka rënë një 23 vjeçar shqiptar, i cili është paraqitur sot në 12.30 në stacionin policor të Kipselit ku edhe u arrestua. Ai është një ndër 7 personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 40 vjeçari nga Delvina.
Hetimet kanë zbuluar se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati me një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas që ndodhej në tavolinë me Islamin. Një ndër personat që është ende në kërkim është dhe kreu i grupit kriminal, 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj