Rama çel ekspozitën e tij personale në Athinë

0
77

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit Edi Rama, e hapur në shtetin fqinj.

Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë, shihet ndërsa i prezanton punët e tij homologut grek Kyriakos Mitsotakis.

Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”, ku prezantohen vepra dhe skulptura,” shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.

Ekspozita që mban emrin “Improvizimet” është inauguruar nga kryediplomati grek Dendias në “Zapion Megaro” në kryeqytetin grek.

Në vizitën e tij në shtetin helen, kryeministri shoqërohet nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.