Gruaja më e pasur në Azi “varfërohet” brenda një viti, si iu përgjysmua pasuria

0
82

Gruaja më e pasur në Azi ka humbur më shumë se gjysmën e pasurisë së saj vitin e kaluar, pasi kriza që ka pllakosur tregun e pronave në Kinë vazhdon të përkeqësohet.

Sipas gazetës The Guardian, e cila citon Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Yang Huiyan, aksionerja kryesore në Country Garden, kompania më e madhe e pasurive të paluajtshme në Kinë ka parë rënien e pasurisë së saj me pothuajse më shumë se 52% në vetëm disa disa muaj.

Më konkretisht, pasuria e Yang Huiyan ra në 11.3 miliardë dollarë nga 23.7 miliardë dollar që ishte një vit më parë.

Pasuria e Yang u godit rëndë të mërkurën e kaluar kur aksionet në Country Garden të listuar në Hong Kong ranë 15% pasi kompania tha se do të shiste aksione të reja për të mbledhur para.

Kjo është prova asnjë kompani nuk është e sigurt nga kriza e zgjatur e pasurive të paluajtshme në Kinë.

Yang e fitoi pasurinë e saj kur babai i saj, themeluesi i Country Garden, Yang Guoqiang, ia transferoi aksionet e t në vitin 2005.

Më pas ajo u bë gruaja më e pasur në Azi, megjithëse tani ka një probabilitet të madh që ajo të humbasë “titullin” pasi Fan Hongwei, manjat në industrinë e fibrave kimike, i afrohet rrezikshëm me një pasuri prej 11.2 miliardë dollarësh./abcnews.al/