Grushtoi në lokal dy qytetarë, arrestohet 53-vjeçari në Fier

0
127

Një 53-vjeçar nga Fieri, ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe më pas është përfshirë në një sherr fizik brenda një lokali.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka dhunuar me grushte dy persona të tjerë.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha verifikimet, ndërsa 53-vjeçari është marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes./ abcnews.al