Hakerat “godasin” sërish, publikojnë të dhënat e kreut të Policisë së Shtetit dhe nëndrejtorit të SHISH/ Postimi kërcënues

0
57

Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar sërish te dhëna për zyrtarë të lartë të agjesive ligjzsbatuese. Këtë herë hakerat kanë publikuar të dhënat e drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakut dhe zv drejtorit të SHISH Oljan Kanhshi.

Në të dhënat janë të gjitha hyrje-daljet e nr 1 të policosë së Shtetit te regjistruara në sistemin TIMS si dhe fotot e tij ndër vite. Ndërkohë hakerat kanë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta. Gjithashtu të njëhtat publikime janë bërë edhe për zv drejtorin e SHISH. Nuk dihet nese hakerat kanë depërtuar në Email-et e Rrumbullakut dhe Kanushit, por kjo do te shihet ne ditët në vijim.

“Ne jemi më pranë jush se shpirti juaj, në vend që të zëvendësoni zyrtarët e institucioneve të korruptuara qeveritare, mendoni për reformimin e strukturës korruptive. Çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri dhe vende të tjera do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar”-shkruajnë hakerat.