Hakerohen llogaritë në Twitter, “viktima” disa politikanëve e biznesmenëve, mes tyre Biden, Kardashian, Obama

0
247

“Hackerat” në sulm. Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike dhe jo vetëm në Amerikë janë hackuar për të siguruar monedha digjitale.

Ndër emrat e “viktimave” mund të përmendim Kim Kardashian, Joe Biden, Bill Gates, Elon Musk, Barack Obama, Kanye West, Warren Buffett, Jeff Bezos, Mike Bloomberg dhe Apple.

Në një sqarim pas rikuperimit të llogarive, Tëitter tha se beson të jetë një sulm ndaj disa prej punonjësve të tij me qasje mjeteve të brendshme të kompanisë. Hackerat postuan cicërima që dukeshin se promovonin “fitimin” e njësive të monedhës elektronike Bitcoin.

Në to u ofrohej mundësia e dyfishimit të të ardhurave shumë prej përdoruesve në ato momente që në fakt ishte një skemë mashtrimi.

Drejtuesit e rrjetit social bllokuan menjëherë llogaritë, duke mos lejuar postime të mëtejshme në to deri në përfundim të hetimeve përkatëse. Mënyra si u krye sulmi lë gjithashtu dyshime se sulmuesi ka qënë një i vetëm. Megjithatë ende po hetohet.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)