19.4 C
Elbasan

LAJM I FUNDIT/ 3 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 99 raste të reja në të gjithë Shqipërinë

Tre pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese” raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë janë shënuar 99 raste te reja me Covid në 425 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

102 pacientë në spitale- Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Te sheruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Lajme të tjera

Nigeri: Zemërim për martesën në grup të 100 vajzave dhe grave të reja

Një grup i të drejtave në Nigeri ka nisur një peticion për të ndaluar planet e liderëve fetarë dhe një ligjvënës për të detyruar 100 vajza...

U fsheh në pyllin e Semanit, iu afrua banesës para se të vetëdorëzohej/ Zbulohet itinerari që bëri autori pasi qëlloi me plumb në kokë...

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur...

Publikohen FOTOT e viktimës shqiptare që u vra mizorisht në rrugët e Athinës! Bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në...

Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir...

Prej vitesh pa rrugë! Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” i drejtohen Muratajt për ndihmë!

Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa”...

Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka...