Hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike

0
137

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios. Së shpejti, pritet të fillojë edhe defilimi i ekipeve olimpike, që do të përfaqësojnë shtetet e tyre në këtë ngjarje të madhe shumësportëshe.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, është edhe Kosova që po paraqitet për herën e dytë në Lojërat Olimpike pas debutimit në vitin 2016. Kosova në këtë ngjarje po prezantohet me 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë janë me normë olimpike derisa pesë të tjerët me ftesa. Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Kosovës në këtë ceremoni.

Ceremonia ka nisur me përformancën e një artisti, ndërsa në stadiumin nacional janë mijëra gazetarë dhe stafë.

KOHA