Hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit pas 20 orësh bllokim

0
140

Është hapur qarkullimi në rrugën e Arbrit, megjithatë rreziku mbetet.

Që prej mesditës së djeshme, 3 prill deri në orën 08:00 të mëngjesit të kësaj të hëne qarkullimi në rrugën e Arbrit u ndalua totalisht. Kjo për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të tunelit në Murrize të Xibrit në Bashkinë e Klosit.

Qindra metra kub dhera mbuluan rrugën në një gjatësi prej më shumë se 50 metrash, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve në të dy anët e lëvizjes.

Është dashur një punë prej më shumë se 20 orësh që dy mjete të vendosura në dispozicion të largonin dheun e rënë në asfalt.

Megjithëse rruga u hap me një sens lëvizjeje, dheu vijon të zbresë poshtë, duke rrezikuar jo vetëm bllokim të qarkullimit, por edhe të zërë mjetet teksa kalojnë në këtë pjesë rruge.