Video/ Vuçiç shpalli fitoren, nuk përmbahen serbët e Mitrovicës, festojnë me kallashnikov

0
91

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka arritur të marrë një mandat të dytë si kryetar shtetit me rreth 60% të votave të serbëve kundrejt shtatë kandidatëve të opozitës.

Partia e kandidatit të dytë më të votuar Zdravko Ponosh ka marrë 18% të votave.

Serbët në veri të Mitrovicës kanë zgjedhur të festojnë me breshëri kallashnikovi.

Në një video të postuar nga Klan Kosova dëgjohen krismat e kallashit në orëte vona të mbrëmjes së djeshme, 3 prill në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.