Hetimet në Kadastër/ Policia ekzekuton masat e sigurisë për 4 persona, akuzat që rëndojnë ndaj tyre

0
50

Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë të lëshuara nga GJKKO ndaj katër personave, në kuadër të operacionit të koduar “Ndikimi”. Ata dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

GJKKO vendosi arrest me burg për 46 vjeçarin Dritan Stoka dhe Agim Osma, 62 vjeç. Në arrest shtëpie është lënë Alqi Hajdini, 47 vjeç, ndërsa në detyrim paraqitjeje Ylli Baruti. njëri nga personat e përfshirë kanë ndikuar për legalizime me qëllimin fitimin e votës.

Akuzat:

Dritan Stoka, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Agim Osma, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Alqi Hajdini, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Ylli Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Abcnews.al