Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit. Të akuzuarit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar

0
111

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, avokatët e të pandehurve dorëzojnë pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura. Avokati i Klodian Zotos, në prapësimet e tij dorëzuar SPAK ka pretenduar se nuk ka kryer evazion fiskal si dhe sipas tij të gjitha dokumentacionet janë bërë konform ligjit, në kushtet e një emergjence mjedisore.

Ne të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe avokatët e tjerë të të pandehurve të tjerë, të cilët kanë pretenduar se nuk kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë kryer asnjë prej veprave penale që pretendohen nga ana e SPAK.

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie në mungesë për Mirel Mërtirin dhe po ashtu edhe për Alqi Bllakon, i cili më herët akuzohej veç për Fierin. Mësohet se të gjithë avokatët mbrojtës do të kërkojnë gjykim të shkurtuar. Pas analizimit të prapësimeve të avokatëve, prokurori Klodian Braho pritet të dërgoj dosjen në gjykatë, e cila në seancë paraprake do të vendos për nisje të gjykimit ose kthim sërish për plotësim të hetimeve.

Lajm në përditësim…