Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz mëngjesin e së premtes. Një foshnjë vetëm katër muajsh ka humbur jetën pasi nëna e saj e la të flinte me biberonin në gojë.
Duke dhënë detaje të tjera nga ngjarja, mediat greke raportojnë se pasi mori vesh se ç’i kishte ngjarë fëmijës, nëna ka tentuar që të kryejë vetëvrasje.
Raportohet se 30-vjeçarja tentoi që të hidhej nga ballkoni i dhomës së saj, por stafi i hotelit arriti që ta shpëtonte në momentin e fundit.
Gruaja britanike ndodhet tashmë në spital duke marrë ndihmë psikologjike pasi ndodhet në shok nga humbja e fëmijës.
Të shtunën, do të kryet edhe ekzaminimi mjeko-ligjor për të vendosur shkakun zyrtar të vdekjes të së voglit. Po ashtu do të vendoset nëse nëna ishte apo përgjegjëse për fatin e tij fatal.
Kujtojmë këtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 kur gruaja u zgjua dhe vuri re se fëmija nuk po lëvizte dhe as po reagonte ndaj fjalëve të saj.
Sipas informacioneve, 30-vjeçarja e vuri në gjumë të enjten mbrëma duke i dhënë qumësht me biberon. Pasi fëmijë mbaroi se u ushqyeri, ajo ia la shishen bosh në mënyrë që fëmija të vazhdonte të “gënjehej” derisa ta zinte gjumi.
Fëmija katër muajsh dhe nëna nga Britania ndodheshin me pushime në ishullin Faiaka. /abcnews.al/