Harrojeni Jadon Sancho, Manchester United për “gjueti” te Juventusi

0
241

Manchester United ka disa kohë që po kërkon një sulmues krahu. Pas refuzimit nga ana e Borussia Dortmund për shërbimet e Jadon Sanchos, tashmë drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë hedhur sytë nga Douglas Costa i Juventusit.

 

Douglas Costa

Madje është vetë drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, i cili ia ka ofruar mëngjershin klubit anglez. Sipas raportimit të “Tuttosport”, italiani ka udhëtuar në fillim të kësaj jave në Angli ku ka patur disa takime me drejtuesit e Manchesterit.

Kartoni i brazilianit vlerësohet diku te 40 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për United. Me këto para, “Zonja e Vjetër” mund të tentojë më pas rikthimin e Paul Pogbas në Torino, operacion i cili ka disa kohë që flitet. /abcnews.al