Humbje në fushë dhe protestë në shkallët e stadiumit, ministrja gjermane guxon me veprimin e saj në Katar

0
55

Ne fillim të ndeshjes me Japoninë, lojtarët gjermanë vendosën duart mbi gojë në një lëvizje që u dërgoi një mesazh të qartë organizatorëve gjatë fotos në grup.

Ndërkohë, Gjermania humbi me rezultatin 1-2 përballë Japonisë. Gjermanët kaluan të parët në avantazh, por u shokuan nga dy gola të aziatikëve që ruajtën deri në fund rezultatin.

Federata Gjermane e Futbollit publikoi një deklaratë më herët, ku sqaroi se nuk ndyrhson qëndrim në lidhje me mesazhin që shiriti “One Love” përcjellë.

Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbështetur vlerat që përshkojnë kombëtaren gjermane: diversitetin dhe respektin reciprok. Së bashku me kombet e tjera duam të dëgjojmë zërin tonë. Nuk ishte për të bërë një deklaratë politike, por të drejtat e njeriut nuk janë të negociueshme për ne. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është. Kjo është arsyeja pse ky mesazh është i rëndësishëm për ne. Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh zërin tonë. Ne i qëndrojmë qëndrimit tone”, thuhej në deklaratë. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu