I dënuar për përdhunim/ Mike Tyson rrëfen për jetën në burg: Lashë shtatzënë një punonjëse burgu

0
183

Legjenda e boksit Mike Tyson ka rrëfyer që kishte lënë shtazënë një punonjëse burgu teksa vuante dënimin për përdhunim.

Tyson ishte burgosur në vitin 1992 me akuzën për përdhunim. Në vitin 1995 ai kishte dalë nga burgu duke vuajtur më pak se tre vjet dënim.

Ish-kampioni në kategorinë e peshave të rënda do të kthehet në ring në muajin nëntor. Ai ka rrëfyer për jetën e tij prapa hekurave.

“Mendoj se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një qenie njerëzore”, ka treguar 54-vjeçari në një episod të ‘Hotboxin’ With Mike Tyson’ me prezantuesin Jim Gray, duke shtuar që ndihej i sigurt brenda burgut.

Më pas, ai ka shpjeguar për marrëdhënien seksuale që kishte pasur në burg me një femër që punonte aty.

Më tej, Tyson ka rrëfyer mbi marrëdhënien seksuale që kishte pasur me një femër që punonte në burg.

“Kisha një të dashur dhe e lashë shtatzënë një femër në burg. Po bëja një jetë në burg. Ashtu ishte e shkruar. Unë isha Mike Tyson dhe të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja”.

“Të gjithë më flisnin sikur të isha një njeri i fortë apo një person i pëlqyer. Në fakt, unë isha thjesht një derr”, ka thënë Tyson.

Ora news