I dha fund jetës 3 vite pasi i vranë të birin, kunata e 63-vjeçarit: Thoshte më është dobësuar zemra, nuk e përballoi dot…

0
239

Familja Çelaj në Ngracan të Mallakastrës ka përcjellë për në banesën e fundit kryefamiljarin Batjar Celaj, i cili i dha fund jetes duke pirë fotoksinë. 63- vjecari eshte babai i Indrit Celajt teknikut të kondicionierëve , i cili u vra nga vëllezërit Griseldo e Albano Kusi në 22 gusht te vitit 2019.

Të aferm të 63- vjecarit tregojnë se mbetën të shokuar pas marrjes së lajmit pasi askush nuk e priste që të ndërmerrte nje akt te tillë ekstrem për jetën.

“Kur e morëm vesh e pëjetuam shumë keq, sepse e lamë mirë. Kisha fejesën e vajzës dhe kur mori kunati, nuk e përballoi dot burri. Nuk e përballonte dot atë të djalit. Më është dobësuar zemra thonte, kot që rrojë. Mos i ndodhtë askujt. Tepër i mërzitur nga jeta se nuk e përballonte”– u shpreh kunata.

Familjaret e tij kanë treguar se gjatë gjithe kesaj kohe, Batjar Celaj ka kërkuar drejtësi duke mos pranuar dënimin e dhënë per autoret. E ne mungese te saj, ai nuk mundi te suportonte dhimbjen duke i dhene fund jetes.