I ishte mbështjellë rreth qafës, 28 vjeçari shpëton mrekullisht nga gjarpri që mbante në shtëpi

0
86

Policia ka arritur të shpëtojë një 28 vjeçar pasi një gjarpër i ishte rrethuar reth qafës. Oficerët në Pensilvani mbërritën në shtëpinë e të riut, i cili ndodhej i shtrirë në dysheme. Njëri prej oficerëve e përshkroi ngjarjen si një “skenë nga një film horror”.

Gjarpri 4.5 metra ishte aq i madh saqë trupi ishte rrethuar rreth qafës ndërsa koka ishte mjaft larg, gjë që i lejoi oficerët që të qëllonin mbi të. “Për shkak të distancës midis personit dhe kokës së gjarprit, oficeri ishte në gjendje që të gjuante ndaj zvarranikut.”

28 vjeçari u dërgua me menjëherë në spital. Sipas Mirror, 28 vjeçari e mbante gjarprin si kafshë shtëpiake dhe se kishte dhe disa të tjerë në shtëpi. “Unë kam bërë këtë punë për 19 vjet por kjo është hera e parë që shoh diçka të tillë.”, tha oficeri Peter Nickischer