I kërcënoi se do t’i linte pa fonde, Rama mbledh kryetarët e Bashkive, bilanc të porosive që u la në verë

0
290

Kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë sot në mesditë të gjithë kryebashkiakët e vendit, që përveç Shkodrës janë socialistë.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në kryeministri duke nisur nga ora 12:00, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të ketë një deklaratë për mediat, apo do të mbahet e gjithë mbledhja me dyer të mbyllura.

 

Kujtojmë se takimi i fundit i Ramës me drejtuesit vendor ka qenë në fillim të muajit Korrik, pak ditë pas arrestimit të ish-kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në atë kohë Rama u vendosi disa objektiva dhe u kërkoi që të vijonin me reformat.

Me gjasë ky takim do të jetë llogaridhënës nga kryetarët e Bashkive, nëse i kanë përmbushur apo jo objektivat që u janë lënë nga qeveria.

Rama e vuri fokusin te shërbimi ndaj qytetarëve, dhe te pastërtia nëpër qyetet. Sipas Ramës të gjitha ato Bashki që nuk i përmbushin këto objektiva, nuk do të marrin më fonde nga qeverisja qëndrore.