I kërkoi para për drogë/ Nëna tenton t’i japë fund jetës, pas konfliktit më të birin

0
60

Henri Breçani, 19 vjeç është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës.

Gruaaj me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

Gjatë shoqërimit, Henri Breçani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre. Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj./ abcnews.al