I kërkuar prej 5 vitesh nga policia për plagosje me dashje, arrestohet 50 vjeçari në Bulqizë (EMRI)

0
201

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 50 vjeçar i kërkuar prej 5 vitesh për plagosje me dashje. Arben Kadriu banues në fshatin Trebisht në vitin 2017 plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O., pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Plagosje e rëndë me dashje”. Forcat “Shqiponja” së bashku DVP Dibër bënë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e Kadriut.

-Gjithashtu policia në Dibër arrestoi dhe një 33 vjeçar pasi ditën e djeshme kanosi me armë zjarri dy shtetas në qytetin e Peshkopisë. Pas një konflikti të çastit 33 vjeçari L.H., nxori armën e zjarrit dhe qëlloi në ajër.

Shërbimet e policisë bënë të mundur më pas arrestimin e tij. L.H., do të merrte me qira një ambjent në qytetin e Peshkopisë dhe pas një debati me dy kushërinjtë e pronarit të ambjentit i kanosi ata me pistoletë.

Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Years” , ku u kap një shtetas që ishte në kërkim prej 5 vitesh.
U konfliktua dhe plagosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, në dhjetor 2017, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës “Shqiponja”, të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit, kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Years”.
Si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kap dhe u ndalua shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në fshatin Trebisht.
Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.
__
-Në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi L.H., 33 vjeç, u konfliktua dhe kanosi dy shtetas të tjerë, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, bënë arrestimin e tij për veprat penale “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.