Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic rikthehet në përfaqësuesen suedeze. Pas zërave që qarkullonin, ka qenë vetë trajneri i Suedisë që ka konfirmuar vendimin e tij për të grumbulluar sërish në kombëtare sulmuesin e Milanit.
Ibra do të jetë në dispozicion të trajnerit Janne Andersson për dy sfidat e para në kualifikueset e “Euro2024”, kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit.
Për herë të fundit, Ibra ka luajtur një ndeshje me përfaqësuesen Suedeze më 29 mars 2022 kundër Polonisë.
(BalkanWeb)