I riu tentoi t’i puthë vajzën 15-vjeçare në ashensor, shihni momentin kur babai i saj rrah brutalisht pedofilin

0
190

Një burrë ka rrahur brutalisht një tjetër person, pasi ai i ngacmoi në ashensor të bijën 15-vjeçare.

Siç shihet në videon e publikuar në rrjete sociale, një 27-vjeçar tenton të puthë me zor vajzën 15-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi. Për fat të mirë e mitura largohet nga ashensori, ndërsa disa minuta më pas aty pranë shfaqet babai i saj.

Ai e tërheq me dhunë nga ashensori 27-vjeçarin dhe nis ta godasë. Daily Mail shkruan se pasi 27-vjeçari ka marrë mësimin nga babi i vajzës, ky i fundit ka lajmëruar policinë, e cila ka arrestuar autorin e dyshuar, që akuzohet për pedofili.