I riu vrau babanë me shkop, kunatat e viktimës: Vuanin nga problemet mendore, bashkia nënvlerësoi thirrjet

0
188

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në Roskovec të Fierit ku një 25 vjeçar ka goditur me shkop babin e tij 52 vjeç duke i shkaktuar humbjen e jetës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është Erdis Rrapaj, i cili sëbashku me babain e tij vuanin nga problemet mendore.

Kunatat e të ndjerit janë shprehur se ato kanë pasur gjithmonë probleme me njëri-tjetri, dhe shkak për këtë sipas tyre është bërë problemet mendore që ato vuanin dhe fakti që nuk mund të merrnin kuro.

Nuk  e dimë se si erdhi kjo sot. Ne jetojmë pak larg, kunat e kemi por secili është në shpiat e veta. Ngjarja ka ndodhur këtu tek dhentë”, ka thënë kunata e viktimës.

Ndër të tjera kunata tjetër ka thënë se kanë bërë disa herë kërkesë në bashki por që nuk janë marrë seriozisht, gjë që solli dhe këtë ngjarje të rëndë.

Për këtë punë është larmëruar edhe bashkia dhe policia dhe na kanë thënë se nuk merren me familjen tonë. Ishin tre veta për bukë dhe nuk kishin lekë për të blerë ilaçe dhe ndodhi kjo që ndodhi”, ka thënë kunata tjetër.

 

Ndërkohë fqinjët kanë pohuar se zonja e shtëpisë ka ndërruar jetë tre vite më parë dhe se familja jetonte në kushte të mjerueshme.

Ata kështu ishin atë dhe bir njëlloj. Ato shkonin shumë shpesh dhe në Vlorë që të merrnin ndihmë mjekësore. Konflikti ka nisur për konflikteve me të afërmit e tyre. Ato ashtu ishin, kur merrnin ilaçet ishin më mirë, ndërsa kur nuk kishin nuk i merrnin. Kur iku e zonja e shtëpisë iku e gjithë shtëpia ajo po bën tre vjet që ka humbur jetën”, është shprehur fqinja e tyre.

Gjithashtu një fqinj ka thënë se 52 vjeçari Dhori Rrapaj, i kishte pohuar se ishte kërcënuar një ditë më parë nga i biri se do ta vriste dhe sot bëri të mundur aktin.

“Erdisi do me vrasë, kam frikë”./abcnews.al