“I solli lavdi vendit”, komunistët dhe veteranët përplasen në Ceremoninë e Ditës së Çlirimit, shkak mos përmendja e Enver Hoxhës

0
11

Anëtarët e Partisë Komuniste dhe veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare u përplasën sot gjatë ceremonisë së 29 Nëntorit në Shkodër.

Për komunistët, të cilët vendosën një kurorë me yll në emër të tyre, mos-përmendja e Enver Hoxhës si kontribues në çlirimin e Shqipërisë përbën një fyerje. Sipas tyre, Enver Hoxha ishte figura që i solli lavdi vendit.

“Partia Komuniste me në krye legjendarin Enver Hoxha. Të përmendësh Luftën Nacional Çlirimtare dhe mos përmendësh Partinë Komuniste dhe mos përmendësh Enver Hoxhën do të thotë të mos jesh këtu. Kjo është vërejta dhe për shokun që ka ardhur nga komiteti i Veteranëve. Ne nuk jemi të liruar, jemi të pushtuar”, u shpreh anëtari i Partisë Komuniste.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate dhe përfaqësues të pushtetit vendor.