‘Ik nga puna’, shqiptari kërcënon ish-të dashurën me videon +18, fillimisht ia çon nënën së saj, më pas…

0
140

Një video për t’u hakmarrë, por një video që të çon në burg! Me pak fjalë, kjo është historia e një 25-vjeçari shqiptar, i cili ka shantazhuar të dashurën greke me një video +18, por përfundimi do të ishte ndryshe nga çfarë ai kishte menduar.

Mediat greke e nisin këtë lajm duke shkruar se po vijnë në rritje rastet e tilla ku meshkujt i shantazhojnë femrat se do të hedhin në internet video të tyre intime nëse ndahen.

Sipas asaj që bëhet me dije, shqiptari 25-vjeçar i ka bërë të gjitha presionet në shenjë hakmarrjeje ndaj vajzës së re. Historia nis kur çifti filmon veten duke kryer marrëdhënie seksuale, me aprovimin e vajzës. Por gjërat morën një kthesë të rrezikshme kur 22-vjeçarja vendosi që t’i jepte fund marrëdhënies me shqiptarin.

Fillimisht, i riu ia dërgoi nënës së saj videon intime dhe nuk u ndal këtu. Ai shantazhonte vajzën e re që të dorëhiqej nga puna ose përndryshe do t’i shpërndante kolegëve të saj videon pornografike. E reja vendosi që të reagonte dhe denoncoi rastin.

Kështu që shqiptari u zbulua se është fajtor dhe u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg. Arsyeja se pse ai nisi të shantazhonte ish të dashurën ishte dyshimi se ajo po e tradhtonte me një prej kolegëve të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu