Ikën nxënësit, “shkurtohen” mësuesit, 4.4% më pak regjistrime së një vit më parë në sistemin parauniversitar

0
159

Këtë vit numri i nxënësve të regjistruar në sistemin parauniversitar ka rënë krahasuar me një vit më parë.

Në vitin arsimor 2020-2021 u regjistruan 460.819 nxënës duke shënuar një rënie me 4.4 për qind.Sipas ekspertëve kjo vjen për shkak të emigrimit dhe uljes së lindshmërisë.

Rënia e regjistrimeve ndikon edhe te shkurtimet e vendeve të punës për mësuesit.

Nëse dy klasa bashkohen në një të vetme, atëherë një mësues pezullohet nga puna.

Për këtë sindikata e pavarur arsimit shqiptar ka kërkuar nga ministria e Arsimit që të bëjë nje shpërndarje tjetër të nxënësve në klasa.Ne i kemi propozuar ministrisë së Arsimit që numri i nxënësve nëpër klasa të mos jetë më shumë se 25 nxënës. I kemi propozuar që lëndët që jepen në provimin e lirimit, pra  Gjuhë, matematikë dhe Gjuhë e Huaj pavarësisht numrit ët nxënësve të jenë të ndara.”

Gjithashtu kërkojnë prej ministrisë që ndryshime të bëhen edhe në shpërndarjen e orëve dhe lëndëve mes mësuesve.

“Norma unike për të gjithë mësuesit duhet të jetë jo më shumë se 20 orë mësimore. Ne mendojmë që këto orë që dalin tepër mund t’i marrin mësuesit që janë në arsimin e mesëm të ulët. Mësuesit që janë 5 vitet e fundit të pensionit të kenë një ulje të normës mësimore.”

Në të gjitha zonat periferike vërehet një fenomen i boshatisjes së shkollave, por më i theksuar është në Korçë, Fier dhe Shkodër.