Inceneratori i Elbasanit, SPAK kundërshton vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën

0
13

Prokuroria e Posaçme kundërshton pafajësinë e Alqi Bllakos për inceneratorin e Elbasanit dhe rënien e akuzës së shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka teksa ky i fundit u dënua vetëm për korrupsion.

SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Bllakos dhe Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.

Por ky i fundit vijoi të qëndrojë në qeli për shkak të dënimit të tij për inceneratorin e Fierit me 2.8 vite burg.

Gjithashtu ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie arresti në burg për inceneratorin e Tiranës./abcnews.al