Infermierja e fshatrave/ Qamilje Lleshi nga Librazhdi: U kam shërbyer mijëra banorëve

0
27

Qamilje Lleshi e cilëson veten me fat, pasi në kohën kur shumë vajza privoheshin nga e drejta e studimit për shkak të mendesisë së prindërve, ajo shkoi në universitet.

I ati, të cilin e kujton pozitiv dhe arsimdashës, e lejoi që të ndiqte shkollën e lartë në korcë për infermieri.

Fillimet në profesion nuk kanë qënë të lehta.

Shërbente ditë e natë në shumë fshatra. Përveç lodhjes më tepër e ngarkonte ngurrimi i vajzave dhe grave për të mos u vizituar.

Ka pasur disa raste të vështira, kur pacientëve iu është rrezikuar jeta, por ja ka dalë.

Thekson rëndësinë që ka vaksinimin dhe shpreh keqardhjen që disa prindër sot nuk ua kryejnë në kohë vaksinat fëmijëve duke i rrezikuar nga sëmundje të ndryshme.

75-vjeçarja nga Librazhdin thotë se puna e lodhshme i është shpërblyer me vlerësimin dhe fjalët e mira të pacientëve që iu ka shërbyer.

Që ditën që doli në pension nuk e ka ushtruar më zanatin. Thotë se tashmë është koha të shijojë ditët e pleqërisë dhe të qëndrojë më tepër me familjarët./abcnews.al