Inflacioni zbret në 2.1%! Ushqimet, qiratë dhe moblijet mbajnë çmimet e larta

0
15

Për shtrenjtimin e çmimeve në vend jemi me të njëjtin ritëm si para pandemisë… Inflacioni ose treguesi i cili mat ndryshimin e çmimeve në hark vjetor arriti në 2.1% në muajin qershor. Duke qëndruar nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Sipas ekspertëve kjo reflekton rënien e inflacionit në eurozonë.

Janë grupi i ushqimeve i cili ka dhënë ndikimin më të lartë tek inflacioni, pasuar nga qiratë, lëndët djegëse, mobilet e mirëmbajtja e shtëpisë. Tek ushqimet, inflacioni arriti në 2% nga 10.3% e të njëjtës periudhë të një viti më parë. Brenda këtij grupi janë djathi, qumështi e vezët me çmimet më të larta pasuar nga peshku, ëmbëlsira dhe zarzavate.

Vijimi i shtrenjtimit të këtyre kategorive sipas ekspertëve ndikohet kryesisht nga sektori i turizmit.

“Ne po synojmë një numër turistësh të lartë por është e dobishme për ekonominë sasia që shpenzojnë këta turistë”, tha Teuta Nunaj.

Ndonëse numri i turistëve rritet në vend por paralelisht edhe konsumi, inflacioni tek baret dhe restorantet ka shënuar rënie.

“Tashmë turizmi të shikoj dhe një sektor me prioritet për ardhmërinë për mos ta lënë si një sektor sezonal por me shtrirje gjithë vjetore dhe këto ardhje synojnë këtë gjë. Nuk ka indikator se ky inflacion do ketë një rritje në tremujorët në vijim. Përgjatë 2024 do qëndrojmë afër normës 3% të normës së inflacionit”, shtoi ajo.

Banka e Shqipërisë parashikon se rreziqet nga inflacioni paraqiten  në rënie ndonëse ekzistojnë pasiguritë mbi intensitetin dhe kohëzgjatjen e goditjes së ofertës mbi çmimet e produkteve ushqimore.