Inter befason edhe Conte-n: Shakhtar dukej si një ekip modest!

0
229

Në një prononcim për InterTV, pas fitores 5-0 ndaj Shakhtor Donetsk në gjysmëfinaklet e Europa League,  trajneri i Interit, Antonio Conte, u shpreh:  “Mendoj se e arritëm finalen duke luajtur kundër një ekipi të cilin ne e bëmë të dukej më i dobët seç ishte, por Shakhtari ka shumë talente”, tha Conte pas ndeshjes.

“Shakhtari ka shumë cilësi në pasime në vrapime të shpejta por ne i detyruam ata të mbroheshin dhe nuk ndiheshin rehat kur e mbanin topin”, shtoi tekniku italian.

“Ne luajtëm guximshëm, plani ishte i duhuri dhe të gjitha meritat u takojnë lojtarët sepse çdo ndeshje në këtë garë e kemi luajtur në mënyrën e duhur. Zhvilluam një paraqitje fantastike dhe e bëmë Shakhtarin të duket ekip modest”, përfundoi Conte.

Inter do të përballet në finalen e këtij kompetcioni me Sevillian, që fitoi ndaj Manchester United me rezultatin 2-1.

© SYRI.net