Inter i pandalshëm, zikaltërit i përgjigjen Milanit

0
47

Dy skuadrat e Milanos fitojnë në një javë të komplikuar dhe shkojnë me moralin lart drejt derbit të Champions League. Interi kaloi në Romë skuadrën e Jose Mourinhos 2-0 duke i dhënë një leksion skuadrës kryeqytetase tashme pothuajse tërësisht jashtë betejës për një vend në Champions League.

Dimarco dhe Lukaku siguruan suksesin e tretë rresht për Interin që rikthehet në vendin e katërt me 63 pikë, 1 më pak se Lazio e vendit të dytë dhe 2 më shumë se Milani që zbret sërish në të pestin edhe pse kaloi Lazion 2-0.

Skuadra e Piolit arriti një sukses shumë rtë rëndësishëm që e mban në korsinë Champions pasi shënoi që në pjesën e parë me Theo Hernandez dhe Benacer.

Inter i pandalshëm, zikaltërit i përgjigjen Milanit (VIDEO)

Për të krijuar një panoramë më të qartë të situatës, duhet të luhet nesër sfida Atalanta-Juventus, që të dyja skuadrat në garë për një biletë mes 4 të parave.