“Ishte bukur për aq sa zgjati”/ Ndahen Jennifer Lopez dhe Alex, ja arsyeja

0
190

Duket se shtyrja e martesës 2 herë ka bërë që çifti, Jennifer Lopez dhe Alex Roudriguez t’i japin fund marrëdhënies dhe fejesës së tyre. Sipas burimeve të sigurta nga “E!News” ata nuk janë më bashkë edhe pse në muajin shkurt postimet në rrjetet sociale ishin me shumë dashuri nga të dy.

Kohë më parë Jennifer Lopez nuk e ka mohuar që shtyrja e dasmës 2 herë i ka bërë të mendojnë nëse duhet të vazhdojnë apo jo. Gjithashtu Alex është përgjigjur rreth martesës në një emision që ka qenë i ftuar kështu:

“Ju e dini, tentuam 2 herë në 2020. 2 herë na u anulua për shkak të Covid-19. Thonë e treta e vërteta, kështu që le të shpresojmë që do të jetë kështu.”/ Living