Ishte nisur nga Komani për në Tropojë, trageti me pasagjerë kthehet mbrapsht për shkak të motit

0
62

Trageti me pasagjerë nga Komani drejt zonës së Tropojës është detyruar të kthehet mbrapsht.

Shkak i kësaj janë bere mungesa e pastrimit të aluvioneve dhe inerteve te cilat i sjellin në liqenin e Komanit nga përrenjtë malore si ai i Berishës dhe i Merturit.

Për pasojë nga dita e djeshme dhe sot tragetet me turistë nuk kanë lundruar në drejtim të Tropojës.

Prej ditës së sotme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq.

Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë, Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit në gjirin e Vlorës.

Ndërsa në disa fshatra në Kukës dhe Tropojë reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje./Abcnews.al/